Vallja - Arthur Schnitzler - Bøger - Acc Vzw - 9789928324221 - 1. december 2021
Ved uoverensstemmelse mellem cover og titel gælder titel

Vallja

Arthur Schnitzler

Pris
DKK 173

Bestilles fra fjernlager

Forventes klar til forsendelse 11. - 19. jun.
Tilføj til din iMusic ønskeseddel
Eller

Vallja

"Vallja" (Reigen - në origjinalin gjermanisht) është një nga veprat më të famshme provokative me temë sensuale. Arthur Schnitzler e shkroi në vitin 1897 dhe brenda çerekut të parë të shekullit të njëzetë u përkthye thuajse në të gjitha gjuhët e mëdha të botës.

Drama shfaq moralin seksual dhe ideologjinë klasore të kohës, përmes takimeve të njëpasnjëshme erotike mes të personazheve, që shfaqen para ose pas një takimi seksual. Me personazhe nga të gjitha nivelet e shoqërisë, drama ofron një pasqyrë të vërtetë sociale, ku kontakti seksual i kalon kufijtë e klasës. E botuar fillimisht privatisht, në vitin 1900, vepra u vu në skenë për herë të parë në vitin 1920 dhe shkaktoi skandal dhe reagime të forta. Dy titujt e shfaqjes: "Reigen" në gjermanisht dhe "La Ronde" në frëngjisht, i referohen një valleje rreth e qark, që gjendet në thuajse gjithë popujt evropianë.

Drama u shtyp për herë të parë në veç 200 kopje, që u shpërndanë dorazi mes miqsh. Në vitin 1903, botimi i parë publik në gjuhën gjermane doli në Vjenë dhe shiti rreth 40,000 kopje. Skandali që pasoi, solli censurimin dhe ndalimin një vit më vonë. Më 1908-n u ribotua me mundim në Gjermani dhe më 1912-n u përkthye në frëngjisht, më 1920-n në anglisht dhe më 1923-shin në holandisht.

Drama u shfaq për herë të parë në teatër më 23 dhjetor 1920, në Berlin, dhe më 1 shkurt 1921 në Vjenë. Një prodhim i paautorizuar ish vënë në skenë më herët në Budapest, më 1912-n. Shfaqja shkaktoi reagime të dhunshme, shpeshherë masive. Schnitzler u sulmua moralisht e fizikisht në një fushatë tipike antisemite. Shtypi i kohës e konsideronte një pornograf hebre dhe protesta ndaj veprës u njoh si "skandali Reigen".

Megjithatë, drama u pëlqye gjerësisht dhe nuk e humbi publikun, sidomos në Rusi, Çekosllovaki dhe veçanërisht në Francë, ku u përshtat dy herë për kinemanë, në vitin 1950 dhe 1964. Më 1982-shin, pesëdhjetë vjet pas vdekjes së Arthur Schnitzler, djali i tij, Heinrich Schnitzler, autorizoi shfaqen e dramës në gjuhën gjermane.

Në vitin 1922, psikologu i madh, Frojdi, i shkruante autorit me elozhe e vlerësime tepër të larta.

Shfaqja zhvillohet në vitet 1890 në Vjenë. Struktura dramatike përbëhet nga dhjetë skena të ndërlidhura midis çifteve të të dashuruarve apo predatorëve seksualë. Secili nga dhjetë personazhet shfaqet në dy skena të njëpasnjëshme, ku skena e fundit sheh Laviren që është dhe në të parën, duke mbyllur kështu "vallen".

Ky botim vjen i shqipëruar me aq delikatesë nga Loreta Schillock dhe redaktim nga Dritan Kiçi.

Medie Bøger     Paperback Bog   (Bog med blødt omslag og limet ryg)
Udgivet 1. december 2021
ISBN13 9789928324221
Forlag Acc Vzw
Antal sider 128
Mål 152 × 228 × 8 mm   ·   163 g
Sprog Albansk  

Vis alle

Mere med Arthur Schnitzler

Andre har også købt